BE: Të gatshëm të ndihmojmë Marokun pas tërmetit vdekjeprurës
2023-09-11 18:45:44
CFP
Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë Marokun pas tërmetit vdekjeprurës që ka vrarë mijëra persona, tha presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, njofton “RTSH”.
“Lajmi për tërmetin ishte i tmerrshëm. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi dhe shpëtimtarët e përfshirë në operacionin e kërkimit”, shkroi Michel në “X”.
Ai theksoi se BE-ja është e gatshme të mbështesë Marokun në këto momente të vështira. (Fatosi)
Lajmet Kryesore