Kaza, kryeqyteti i Republikës Ruse të Tatarstanit/CFP
Edicioni i parë i forumit ruso-kinez “Rostki” përfundoi në Kazan, kryeqyteti i Republikës Ruse të Tatarstanit, njofton “Xinhua”.
Gjatë forumit dyditor, pjesëmarrësit diskutuan mënyrat për të nxitur bashkëpunimin praktik midis Kinës dhe Rusisë. Ata u angazhuan në dialog në lidhje me bashkëpunimin në fusha të ndryshme si inxhinieria, transporti, turizmi, kultura dhe shëndetësia.
Pjesmarrësit vizituan gjithashtu ekspozita që lidhen me përpunimin e metaleve, saldimin dhe industrinë e automobilave.
Mbi 5000 përfaqësues nga mbi 20 vende morën pjesë në këtë ngjarje. Gjatë forumit pati dhe shkëmbime të ndryshme kulturore dhe ekspozita.
Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar Rusi-Kinë është zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme vitet e fundit, deklaroi ministri rus i Zhvillimit Ekonomik, Maxim Reshetnikov.
Shumë ndërmarrje ruse po riorientohen te furnizuesit nga Kina, duke i integruar ata në zinxhirët e tyre të prodhimit dhe duke u integruar në zinxhirët e prodhimit të kompanive kineze, gjë që krijon potencial të madh për rritje të mëtejshme të tregtisë, vuri në dukje Reshetnikov.
“Rusia dhe Kina kanë më shumë mundësi për të kryer bashkëpunimin lokal dhe për të forcuar shkëmbimet rajonale”,- deklaroi kreu i Republikës së Tatarstanit, Rustam Minnikhanov, duke shtuar se nën nismën “Një brez, një rrugë” autostrada M12 Moskë-Kazan është planifikuar të hapet për trafikun deri në fund të këtij viti. (Fatosi)