foto nga CGTN
Presidenti i Kinës Xi Jinping theksoi “shkrimin e një kapitulli të ri” në përpjekjet për rigjallërimin e plotë të Kinës Verilindodre, ndërsa drejtoi një mbledhje të rëndësishme këtë të enjte në qytetin Harbin, kryeqendrën e provincës Heilongjiang të Kinës Verilindore.
Për rigjallërimin e Kinës Verilindore në epokën e re, presidenti kinez bëri thirrje për rritjen e mbështetjes dhe stimulimin e vetëmotivimit. Ai theksoi nevojën për të ndjekur një rrugë të zhvillimit cilësor dhe të qëndrueshëm me më shumë guxim dhe veprime konkrete.
Duke vënë në dukje se Kina Verilindore krenohet me burimet e pasura, themelet e forta industriale, pozitën e favorshme gjeologjike dhe potencialin e rëndësishëm të zhvillimit, Xi vuri në dukje se rajoni tani po përballet me mundësi të reja dhe të mëdha.
Është e rëndësishme për rajonin që të nxitë inovacionin industrial nëpërmjet inovacionit shkencor e teknologjik dhe të përshpejtojë modernizimin e sistemit të tij të veçantë industrial, tha Xi.
Xi i bëri thirrje gjithashtu rajonit të përshpejtojë modernizimin e bujqësisë dhe zonave rurale, duke thënë se Kina Verilindore mban përgjegjësinë kryesore për garantimin e prodhimit dhe furnizimit të qëndrueshëm të drithërave në vend. (Wang Lei/ Laçi)