Kina ul taksat dhe tarifat për të mbështetur bizneset
2023-09-10 17:20:19

foto nga CFP

foto nga CFP

Kina ka shtuar politikat fiskale për të mbështetur zhvillimin e bizneseve dhe për të forcuar ekonominë reale gjatë këtij viti, deklaroi në një konferencë shtypi Luo Tianshu, zyrtar i Administratës Shtetërore të Taksave, citon “Xinhua”.

Sipas të dhënave zyrtare, rimbursimet e taksave të sapoimplementuara, si dhe shkurtimet dhe shtyrjet e taksave dhe tarifave, arritën në 1.05 trilionë juanë (rreth 145.86 miliardë dollarë amerikanë) në shtatë muajt e parë të vitit.

Një sërë masash të favorshme janë zbatuar për të ndihmuar ndërmarrjet duke parë dhe vështirësitë nga moti i keq. Politikat tatimore preferenciale për firmat mikro dhe të vogla dhe familjet e vetëpunësuara janë zgjatur deri në fund të vitit 2027 dhe më shumë shpenzime të korporatave në kërkim dhe zhvillim janë zbritur nga taksat.

Zëvendësministri i financave Ëang Dongëei tha në konferencën për shtyp se inovacioni teknologjik, ekonomia reale dhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, në veçanti, kanë marrë mbështetje të fortë politike.

Sipas tij, këto politika janë provuar të jenë të synuara dhe efektive.

“Autoritetet tatimore do të intensifikojnë përpjekjet për të interpretuar dhe promovuar më mirë politikat e favorshme tatimore për të siguruar që bizneset të mund të marrin vërtet përfitimet”,- bëri të ditur Luo. (Irma)