foto nga Xinhua
Qendra Kryesore Mediatike (MMC) për Lojërat e 19-ta Aziatike në Hangzhou u fut në funksionimin provë të shtunën, dy javë para hapjes së kësaj veprimtarie sportive.
MMC-ja gjendet pranë stadiumit kryesor të Qendrës së Sporteve Olimpike të Hangzhout, ku do të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes. Ajo përfshin Qendrën Kryesore të Shtypit (MPC) dhe Qendrën Ndërkombëtare të Transmetimeve (IBC).
MMC-ja do të hapet zyrtarisht më 18 shtator, sipas Komitetit Organizativ.
foto nga CFP
foto nga CFP
Lojërat e 19-ta Aziatike do të zhvillohen në qytetin Hangzhou, kryeqendrën e provincës Zhejiang të Kinës Lindore, nga 23 shtatori deri më 8 tetor, ku sportistët do të konkurrojnë në gjithsej 40 sporte.
Lojërat Aziatike në Hangzhou do të jenë të tretat e zhvilluara në Kinë, pas atyre të Pekinit më 1990 dhe të Guangzhout më 2010. (Wang Lei/ Laçi)
foto nga CFP
foto nga CFP
foto nga CFP