UNESCO shpërblen arkeologen kineze për kontributin e jashtëzakonshëm
2023-09-10 16:55:29

foto nga CFP

 Arkeologia kineze Fan Jinshi/ foto nga CFP

Arkeologia e njohur kineze Fan Jinshi është shpërblyer nga UNESCO-ja për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shpellave Mogao në Dunhuang.

Certifikata për kontributin e shquar iu dha edhe Akademisë Dunhuang, Chang Shuhong, president nderi i akademisë dhe Duan Wenjie, ish-president i akademisë.

Ceremonia u mbajt gjatë Ekspozitës Kulturore Ndërkombëtare të Rrugës së Gjashtë të Mëndafshit, e zhvilluar në Dunhuang, në provincën Gansu, shkruan “China Daily”.

Shpella Mogao në Dunhuang u bë një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1987.

foto nga CFP

 Arkeologia kineze Fan Jinshi përpara shpellave "Mogao" në Dunguang/ foto nga CFP

E lindur në vitin 1938, Fan u diplomua në Universitetin e Pekinit në vitin 1963 dhe filloi punë në Dunhuang. Ajo e ka bërë pasionin e saj të përjetshëm mbrojtjen dhe hulumtimin e shpellave. Ajo është gjithashtu është presidente nderi e Akademisë Dunhuang dhe është quajtur “vajza e Dunhuang-ut”.

Fan tha se arritjet e bëra në mbrojtjen e shpellave nuk mund të realizoheshin pa mbështetjen e vendit, ndihmën e ekspertëve dhe akademikëve nga brenda dhe jashtë vendit, si dhe përpjekjeve të brezave të njerëzve për më shumë se 80 vjet.

Ajo bëri thirrje se nevojiten më shumë përpjekje për të vazhduar mbrojtjen e shpellave dhe për të arritur një ekuilibër të mbrojtjes, kërkimit dhe promovimit. (Irma)

foto nga CFP

Autobiografia e arkeologes kineze Fan Jinshi/ foto nga CFP