Xi i shpreh ngushëllime mbretit të Marokut për viktimat e tërmetit shkatërrimtar
2023-09-10 16:16:33

foto nga CFP

foto nga CFP

Presidenti i Kinës Xi Jinping i shprehu të shtunën ngushëllime mbretit të Marokut Mohammed VI për tërmetin shkatërrimtar në këtë vend.

Në mesazhin e tij, Xi tha se ishte i tronditur kur mësoi për tërmetin e fuqishëm që shkaktoi humbje të mëdha në njerëz dhe materiale.

Në emër të qeverisë dhe popullit kinez, presidenti Xi tha se ishte i pikëlluar për viktimat dhe shprehu ngushëllime të sinqerta për familjen e tyre, ndërsa uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

Xi shprehu gjithashtu besimin se nën udhëheqjen e Madhërisë së Tij, qeveria dhe populli i Marokut do të jenë në gjendje të kapërcejnë ndikimet e kësaj fatkeqësie dhe do të rindërtojnë atdheun e tyre sa më shpejt. (Wang Lei/ Laçi)