foto nga CFP
Vlera e 100 markave kryesore kineze arriti në rreth 1 trilion dollarë amerikanë për të tretin vit radhazi këtë vit, sipas një raporti mbi 100 markat më të vlefshme kineze të “BrandZ 2023” të publikuar nga firma ndërkombëtare e kërkimit të tregut “Kantar”, citon “Xinhua”.
Vlera totale e 100 markave kryesore kineze ishte 1.01 trilionë dollarë këtë vit, thuhet në raport. “Tencent” kryeson me një vlerë marke prej rreth 144.11 miliardë dollarë. Gjiganti i internetit “Alibaba” dhe prodhuesi i pijeve “Kweichow Moutai” renditen në vendin e dytë dhe të tretë, duke regjistruar vlera të markës respektivisht prej 90.19 miliardë dollarë dhe 88.43 miliardë dollarë.
foto nga CFP
foto nga CFP
Markat e sektorit të pijeve alkoolike, veshjeve dhe makinave, me vlera totale prej 175.89 miliardë dollarësh kontribuan më së shumti në vlerën totale të 100 markave kineze.
Sipas raportit, sektori i veshjeve pati një rritje të lartë prej 327 për qind në bazë vjetore në vlerat e markave vitin e kaluar.
Vlera e markës është shumëzimi i vlerës financiare me kontributin e markës së secilës kompani që shfaqet në 100 vendet e para të renditjes. (Irma)