Marok, numri i viktimave rritet në mbi 2.000
2023-09-10 16:23:32

Maroku shpalli të shtunën tre ditë zie kombëtare pas një tërmeti shkatërrues që tronditi mbretërinë të premten vonë në mbrëmje.

Një tërmet me magnitudë 6.8 sipas shkallës Rihter goditi Marokun të premten në orën 23:11, në një thellësi prej 18.5 km, sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-së.

Epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit Ighil në provincën Al Haouz, rreth 70 km në Jugperëndim të Marrakeshit.

foto nga CGTN

Tërmeti ka marrë jetën e 2.012 personave dhe ka plagosur 2.059 të tjerë, 1.404 prej të cilëve në gjendje të rëndë, sipas përditësimit të fundit të së shtunës nga Ministria e Brendshme e këtij vendi.

Shoqata e Kryqit të Kuq e Kinës bëri të ditur dje se do t'i sigurojë Gjysmëhënës së Kuqe të Marokut 200 mijë dollarë amerikanë si ndihmë emergjente humanitare në ndihmë të operacioneve të saj të shpëtimit.

foto nga CGTN

foto nga CGTN

Një qendër mjekësore në qytetin qendror maroken të Ben Guerir është më e afërta që një ekip mjekësor nga Kina mund të arrijë në epiqendrën e tërmetit që goditi vendin e Afrikës Veriore të premten.

Ekipi kinez vazhdon të punojë pavarësisht rrezikut të pasgoditjeve. (Wang Lei/ Laçi)

foto nga CGTN

foto nga CGTN