foto nga CFP
Vendimi i Kinës për të pezulluar importet e të gjitha produkteve detare me origjinë nga Japonia është i justifikuar, i arsyeshëm dhe i nevojshëm, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë (MOC), He Yadong.
Në përgjigje të një dokumenti me shkrim që Japonia i dorëzoi Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), që e quajti pezullimin e importeve krejtësisht të papranueshme, zëdhënësi deklaroi në një konferencë për shtyp se Kina mori masat emergjente të tregtisë në përputhje me ligjet dhe rregulloret kineze si dhe rregullat e OBT-së, shkruan “Xinhua”.
“Kina e ka bërë vazhdimisht të qartë qëndrimin e saj mbi çështjen e shkarkimit në det të ujit të ndotur bërthamor nga Japonia, ka shprehur shqetësime serioze dhe ka ngritur pyetje në takimet përkatëse të OBT-së dhe në rastet përkatëse”,- tha ai.
Sipas tij, Kina ka mbështetur gjithmonë sistemin e tregtisë shumëpalëshe me OBT-në dhe gjithmonë ka respektuar rregullat e OBT-së.
Ai theksoi se Japonia duhet të reflektojë mbi veprimet e saj dhe menjëherë të ndalë transferimin e rreziqeve të kontaminimit bërthamor në botë. (Irma)