Shitjet e makinave të pasagjerëve në Kinë shënuan rritje në gusht
2023-09-10 16:58:32

foto nga CFP

foto nga CFP

Tregu i makinave të pasagjerëve në Kinë vazhdoi zgjerimin në gusht, me shitjet me pakicë dhe eksportet që shënuan rritje, treguan të dhënat industriale.

Rreth 1.92 milionë makina pasagjerësh u shitën përmes kanaleve të shitjes me pakicë në gusht, 2.5 për qind më shumë në bazë vjetore, njoftoi Shoqata e Makinave të Pasagjerëve të Kinës (CPCA), citon “Xinhua”.

Norma e rritjes së shitjeve me pakicë të gushtit ishte më e larta deri tani për të njëjtën periudhë, duke thyer dhe rekordin e mëparshëm prej 2 për qind rritje të regjistruar në gusht 2017.

Sipas shoqatës, pavarësisht sfidave prej motit, me kalimin e tajfuneve dhe temperaturat e larta, shitjet e makinave në Kinë regjistruan një rritje relativisht të shpejtë.

foto nga CFP

foto nga CFP

foto nga CFP

foto nga CFP

CPCA-ja ia atribuoi rritjen e shitjeve politikave pro-konsumit të zbatuara nga qeveria qendrore dhe aktiviteteve promovuese në nivel lokal, duke thënë se këto masa kanë ndihmuar në rritjen e besimit të konsumatorëve.

Në periudhën janar-gusht, shitjet me pakicë të makinave të pasagjerëve arritën në 13.22 milionë njësi, me një rritje prej 2 për qind në bëzë vjetore.

Eksporti i makinave të pasagjerëve arriti në 438.000 njësi muajin e kaluar, një rritje prej 42 për qind nga një vit më parë.

Në tetë muajt e parë, eksportet e makinave të Kinës u rritën me 69 për qind në bazë vjetore në rreth 3.22 milionë njësi, treguan të dhënat.  (Irma)