Xi, mesazh urimi Forumit të Novacionit Pujiang 2023
2023-09-10 16:30:11
foto nga CMG
Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi Forumit të Novacionit Pujiang 2023, i cili u hap të dielën në Shangai.
Ndër të tjera në mesazh Xi vuri në dukje se ndryshimet e paprecedenta botërore gjatë 100 viteve të fundit kanë përshpejtuar evolucionin dhe një raund i ri i revolucionit shkencor, teknologjik dhe transformimit industrial është në zhvillim e sipër. Novacioni shkencor dhe teknologjik është një forcë e rëndësishme për njerëzimin në përballjen e përbashkët me rreziqet e sfidat dhe nxitjen e paqes dhe zhvillimit. (Wang Lei/ Laçi)
Lajmet Kryesore