Qendra Kombëtare e Konventave dhe Ekspozitave në Tianjin vihet në përdorim të plotë
2023-09-09 17:51:12

foto nga CFP

Ekspozita e parë pas përfundimit të fazës së dytë të ndërtimit të Qendrës Kombëtare të Konventave dhe Ekspozitave në Tianjin/ foto nga CFP

Pas përfundimit të fazës së dytë të ndërtimit të Qendrës Kombëtare të Konventave dhe Ekspozitave në Tianjin të Kinës veriore, projekti është vënë në përdorim të plotë.

Qendra është një projekt historik që do t'i shërbejë zhvillimit të koordinuar të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei dhe do të ndërmarrë funksionet jokapitale të zhvendosura të Pekinit, njoftoi qendra, shkruan “Xinhua”.

Qendra u ndërtua nga Ministria e Tregtisë dhe Qeveria Popullore Komunale Tianjin. Ajo ka një sipërfaqe totale prej 1.38 milionë metra katrorë dhe është vendi i tretë i ekspozitës në nivel kombëtar në Kinë, pas dy të tjerëve në Guangzhou dhe Shangai.

Qendra ka shumë funksione, duke përfshirë organizimin e ekspozitave dhe konferencave, si dhe ka zyra, një hotel dhe më shumë se 100 dhoma takimesh dhe dhoma VIP.

Synohet që ajo të shndërrohet në kompleksin kryesor të gjelbër, inteligjent dhe inovativ të konventave dhe ekspozitave në botë.

Gjatë fazës së dytë të ndërtimit, në sallën qendrore u ndërtua një qendër konferencash me një sipërfaqe prej mbi 2700 metra katrorë, e cila mund të mbajë mbi 2000 persona. (Irma)

Qendra Kombëtare të Konventave dhe Ekspozitave në Tianjin/ foto nga CFP

Qendra Kombëtare të Konventave dhe Ekspozitave në Tianjin/ foto nga CFP