Artemisa Gogollari: Si arrihet harmonia zemër-tru
2023-09-08 14:28:14

Artemisa Gogollari MD, Mag.sc.hum, PhD(c) është mjeke dhe aktualisht, ka 4 vite qe punon si kërkuese shkencore në Departamentin e Edukimit Mjekësor në Universitetin e Bernës, Zvicër.  Pas përfundimit të studimeve mjekësore, Artemisa fitoi një bursë të Komisionit Evropian për Linjën e Kërkimit të Shkencave Shëndetësore si studente master në Austri. Ajo vazhdon karrierën në Austri si kerkuese shkencore në Institutin e Vendimmarrjes Mjekësore dhe Vlerësimit të Teknologjisë Shëndetësore për 4 vite.  Më pas asaj iu akordua një grant prestigjioz kombëtar në Zvicër për të  zhvilluar kërkime në fushën e edukimit mjekësor.

Hulumtimi i saj aktual është përqendruar në atë se si të krijohen përvoja cilësore dhe efektive të të mësuarit dixhital për universitetet e mjekësisë në Zvicër. Për Radio Ejani, Artemisa Gogollari  tregon rrugëtimin sfidues si edhe ndan detaje për një event të cilin e organizoi në Tiranë.

CMG: Workshop-i i  Meditimit, si shkoi ky event i zhvilluar në Tiranë?

Artemisa Gogollari: Ky event në Tiranë ishte një sukses edhe për ne edhe për ata që ishin të pranishëm në këtë aktivitet që u mbajt në tre ditë. Të ftuarit, erdhën me deshirë dhe pranuan të bëheshin pjesë, duke e parë meditimin si një element të rëndësishëm në trajtimin e shëndetit të tyre. Pati një interes të lartë të pjesëmarrjes dhe ata që erdhën në këtë workshop ishin njerëz që kishin dhe kanë ende dëshirë për të dryshuar diçka ne jeten e tyre.

Kurioziteti i tyre lidhej edhe me bazën shkencore të cilën ne ofrojmë, pra përpos që japim këshilla, trajnim aty gjetën mundësinë të jenë edhe përballë fakteve shkencore. Kjo është një teknike e re dhe për njerezit duhet të japim shpjegimin pse po e bëjmë këtë gjë, çfarë duam të arrijmë përmes meditimit, çfarë duam të japim si mesazh. Gjërat e reja duhet të kenë një bazë e cila i ndihmon të gjithë të kenë më shumë informacion dhe ta prekin nga afër qoftë meditimin si praktikë apo edhe praktika të tjera.

CMG:  Kur keni filluar ju të merreni me mentorim?

Artemisa Gogollari: Me njeriun ndodh diçka e jashtëzakonshme, kur e kupton veten se ku është dhe ku ka arrituar fillon që çdo gjë më pas ta vendosë në funksion. Unë personalisht kujtoj që ka qenë viti 2020, i cili më dha mundësinë të tregoj çfarë mund të bëj. Të gjitha njohuritë që kisha akumuluar deri në atë fazë unë më pas i vendosa në funksion.

Kisha ndjekur kurse dhe trajnime ndërkombëtare dhe për këto të fundit kisha një dëshirë të brendshme që edhe njerëz të tjerë që e duan këtë gjë të kenë mundësi të njihen me njohuri thelbësore.  Ndaj fillova gradualisht t’i ndaj dijet e mia deri sa ata po fillonin të kërkoheshin nga të tjerët si një nevojë për pak informacion më  tepër.

Artemisa Gogollari Workshop i zhvilluar ne tirane ne lidhje me meditimin

CMG: Cila është pika juaj më e fortë?

Artemisa Gogollari: Unë kam një pikë të fortë të cilën e kam kuptuar me kalimin e kohës, i ndihmoj njerëzit të shprehen lirshëm dhe më pas arrij t’i ndihmoj ata në problemin e tyre. Në fushën ku unë operoj është shumë e rëndësishme që njerezit të shprehen dhe të tregojnë me saktësi se  çfarë kanë ata nevojë dhe se çfarë tyre ju duhet që unë më pas t’i ndhmoj.
 Këtë ja njoh vetes si një aftësi timen e cila më shquan  dhe përpiqem të mos e humbas kontaktin me njerezit. Janë njerëzit që më kanë ndihmuar të zbuloj pikën time të fortë. Punoj çdo ditë me dhe për ta.

CMG: A i keni vënë re ndryshimet tuaja në karrierë dhe cilat mund të ishin arritjet tuaja më të mdha?

Artemisa Gogollari: Arritjet e mija lidhen me njerezit, nëse ata kanë bërë progresin e duhur në meditim, nëse kanë arritur të futen ne thelb të gjithçkaje atëhere ky për mua është një sukses si padiskutuar, dua që të arrij obejektivin tim dhe ky obejktiv lidhet me njerëzit.

Është bukur të kuptosh që disa njerëz kanë arritur të punojnë aq shumë me veten sa kanë arritur të tregojnë potencialin e tyre, gjë që ndoshta më përpara nuk kanë arritur ta bëjnë për arsye të ndryshme. Kjo jam unë me arritjet e mija, nëse njerezit janë në rrugën e duhur të kërkimit më të mirën nga vetja atëhërë unë e kam arritur obejtkivin tim.

CMG: Sa i rëndësishëm është kontakti me njerëzit?

Artemisa Gogollari: Po absolutisht që është e rëndësishme të kesh kontakt me njerëz në kushtet që unë jam dhe punën që unë bëj duhet tëe kem kontakt të afërt me këdo që më referon një problem.

CMG: A keni një mesazh për të gjithë të rinjtë të cilët duan të gjejnë motivin e humbur?

Artemisa Gogollari: Do t’iu thoja të gjithve që në çdo rrethanë që ndodheni merrni më të mirën, vetëm ju mund ta drejtoni veten tuaj dhe mund të bëheni njerëz më të mirë duke  besuar tek ndryshimi.

Intervistoi  Megi Latifi