Moti i keq shkakton të paktën 14 viktima në Greqi, Bullgari dhe Turqi
2023-09-08 17:50:08

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Numri i viktimave nga stuhitë e fuqishme të shiut që kanë goditur Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë është rritur në të paktën 14, pasi ekipet e shpëtimit në këto tri shtete gjetën të enjten edhe shtatë trupa të tjerë të pajetë, raporton “RTSH”.

Si pasojë e vërshimeve në një kamping në veriperëndim të Turqisë, afër kufirit me Bullgarinë, kanë humbur jetën të paktën pesë persona. Dy persona kanë humbur jetën në Stamboll, pasi qindra shtëpi dhe zyra u përmbytën.

Ndërsa në Greqi, si pasojë e vërshimeve në qytetet Volos dhe Karditsa kanë humbur jetën tre persona. Banorët kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Edhe në Bullgari u gjetën trupat e dy viktimave që ishin zhdukur që prej së martës.

Në qytetin Tsarevo autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente.

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Katarina Barley, ka bërë thirrje për ndihmë të BE-së për vendet në Evropën Juglindore të prekura rëndë nga stuhitë vdekjeprurëse. (Elona)