Të premten u zhvillua në Pekin ceremonia e dhënies së Çmimeve "Orkideja". Çmimet "Orkideja" janë krijuar nga Grupi Ndërkombëtar i Botimeve i Kinës dhe synojnë zbatimin në mënyrë aktive të Nismës së Qytetërimit Global të propozuar nga presidenti Xi Jinping, si edhe nderimin e miqve të huaj që promovojnë vlerat e përbashkëta të të gjithë njerëzimit dhe japin kontribute të jashtëzakonshme në promovimin e shkëmbimeve kulturore dhe mësimit të ndërsjellë ndërmjet qytetërimit kinez dhe qytetërimeve të huaja.
foto: VCG
Dhjetë miq të huaj, duke përfshirë Joseph W. Polisi nga ShBA-ja, Essam Sharaf nga Egjipti, Flora Botton Beja nga Meksika dhe David Ferguson nga Mbretëria e Bashkuar, morën Çmimet "Orkideja".
Ish-kryeministri i Egjiptit Essam Sharaf, fituesi i çmimit "Orkideja", tha se një sërë nismash të propozuara nga Kina, duke përfshirë "Një brez, një rrugë", Nismën e Qytetërimit Global dhe Nismën e Zhvillimit Global, kanë përshkruar një plan për ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit.
foto: VCG
“Kur këto nisma takohen me ato që janë të përkushtuara ndaj paqes dhe zhvillimit, do të hapet rruga drejt një bote me begati të përbashkët. Në një botë të tillë, marrëdhëniet ndërkombëtare bazohen në dialog e qeverisja globale bazohet në rregulla dhe kjo do të jetë një botë shumëpolare,”theksoi ai.