Hangzhou, nis stafeta e pishtarit të Lojërave Aziatike
2023-09-08 12:29:56

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Stafeta e pishtarit për Lojërat e 19-ta Aziatike filloi të premten në qytetin organizator Hangzhou në provincën Zhejiang të Kinës Lindore. 

Stafeta do të vijojë në qytetet Huzhou, Jiaxing, Shaoxing, Ningbo, Zhoushan, Taizhou, Wenzhou, Lishui, Jinhua dhe Quzhou në ditët e ardhshme dhe do të kthehet në Hangzhou më 20 shtator, ndërsa ceremonia e hapjes planifikohet të zhvillohet më 23 shtator.

Dita e parë e stafetës do të ketë 106 pishtarëmbajtës nga të gjitha fushat e jetës, që do të përshkojnë një rrugë 5.2 kilometra përqark simbolit të Hangzhou-t, Liqenit Perëndimor.

Stafeta do të tregojë karakteristikat unike dhe rëndësinë kulturore të 11 qyteteve dhe do të ketë temën e Lojërave "të gjelbra, të zgjuara, ekonomike dhe etike".