Xi Jinping nxit rritjen me cilësi të lartë të provincës Heilongjiang
2023-09-08 21:31:11

Gjatë vizitës inspektuese në provincën Heilongjiang, presidenti kinez Xi Jinping i kërkoi pushtetit vendor t’i kushtojë më shumë forca nxitjes së zhvillimit me cilësi të lartë, në bazë të pozicionit strategjik të kësaj krahine në verilindje të vendit.

Presidenti Xi Jinping në një mbledhje me zyrtarë të provincës Heilongjiang(Foto:CMG)

Presidenti Xi Jinping në një mbledhje me zyrtarë të provincës Heilongjiang(Foto:CMG)

Fushë pjellore në provincën Heilongjiang(Foto:VCG)

Pyje në provincën Heilongjiang(Foto:VCG)

“Sektorët përkatës duhet të vënë në jetë siç duhet masat e shtetit për rigjallërimin e krahinave verilindore, duke i shndërruar epërsitë e burimeve ekologjiko-natyrore, shkencore, industriale e gjeografike në forca të reja zhvillimi, për ta kthyer provincën në bazë të rëndësishme të prodhimit të drithërave, të makinerive të rënda, të energjisë e të lëndëve të para të rëndësishme, në mbrojtëse të sigurisë ekologjike në veri të vendit e në zonë të përparuar të hapjes, duke luajtur plotësisht rolin e vet në ruajtjen e sigurisë kombëtare, ushqimore, ekologjike, energjetike dhe industriale,” theksoi kreu i shtetit në një takim me zyrtarë vendorë.(Zhang Yan/Artan)