Vendet përgjatë “Një brez, një rrugë” ndajnë dividentët e tregtisë së shërbimeve
2023-09-08 09:46:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vizitorët në Panairin Ndërkombëtar të Kinës 2023 për Tregtinë në Shërbime (CIFTIS), i mbajtur në Pekin patën mundësinë të ndiqnin një mori ekspozitash, që varionin nga bizhuteritë, qilimat dhe punët artistike nga Lindja e Mesme dhe Azia Jugore deri te çokollata e bërë në Zvicër dhe vera e kuqe e Gjeorgjisë. Në pavijonin e Iranit në CIFTIS, Amir Ghorbanali, drejtor i Qendrës së Promovimit të Tregtisë së Iranit në Kinë, tha se është hera e dytë që Irani merr pjesë në këtë panair ndërkombëtar. Këtë vit, ata u fokusuan në përdorimin e platformave të tregtisë elektronike për të eksportuar më shumë produkte iraniane në Kinë.

 

Irani është një nga vendet e rëndësishme që merr pjesë në nismën “Një brez, një rrugë” (BRI) dhe si Kina, ashtu edhe Irani kanë theksuar rritjen e bashkëpunimit të tyre të biznesit. "Unë besoj se Irani mund të ketë një rol të madh në BRI në të ardhmen",- tha Ghorbanali.

 

Aqeel Ahmed Chaudhry, kreu i “WINZA”, një markë pakistaneze bizhuterish, është një tjetër mik i vjetër i shumë blerësve kinezë në panair. Ai e quan veten "Li Long" - emri i tij kinez - dhe flet rrjedhshëm mandarin dhe anglisht, ndërsa prezanton bizhuteritë e tij verbuese për klientët kureshtarë.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Chaudhry e nisi biznesin e tij në Kinë, me një dyqan të hapur në Shangai në vitin 2019. Këtë mars, ai hapi një dyqan të ri në Shenyang, kryeqendra e provincës Liaoning të Kinës verilindore.

Ai planifikon të hapë degën e tij të tretë në distriktin Chaoyang të Pekinit dhe edicioni i këtij viti i CIFTIS është bërë pjesë e "udhëtimit” të tij në terren në kryeqytetin kinez.

Tregtari pakistanez përshëndeti arritjet e jashtëzakonshme që burojnë nga Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan (CPEC) nën nismën “Një brez, një rrugë”.

Ai tha se disa parqe industriale nën projektin e Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan në vendin e tij janë tashmë funksionale, duke tërhequr kompani të shumta për t'u vendosur për shkak të politikave të tyre preferenciale dhe duke krijuar shumë mundësi punësimi.

 

Sakarn Saensopa, konsulli tregtar i Konsullatës së Përgjithshme të Tajlandës në Shangai, tha se këtë vit, në pavijonin e saj në panair, Tajlanda ishte përqendruar në shërbimet e saj të kujdesit shëndetësor.  Tajlanda ekspozoi gjithashtu produktet e saj më të fundit në sektorin e kulturës dhe argëtimit, duke përfshirë filma, animacione, libra, muzikë dhe videolojëra.

Ai është i lumtur që sheh CIFTIS të bëhet një platformë e përshtatshme komunikimi për ndërmarrjet në Kinë dhe Tajlandë.

 

Gjithnjë e më shumë ekipe kineze të filmave dhe dramës televizive shkojnë në Tajlandë për të xhiruar, bashkëprodhuar filma, drama televizive dhe reklama dhe për t'ua dorëzuar postprodhimin e produkteve të tyre kompanive tajlandeze, të cilat të gjitha kanë luajtur një rol në promovimin e zhvillimit të industrisë së argëtimit të Tajlandës dhe madje edhe turizmin e saj, sipas Sakarn Saensopa.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nisma “Një brez, një rrugë” ka nxitur përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës dhe shkëmbimet mes njerëzve në vendet përgjatë rrugëve. Kina po bëhet më e hapur dhe po promovon rritjen e tregtisë përmes bashkëpunimit të favorshëm, tha Sakarn Saensopa. Të hënën u mbajt një nënforum me temë mbi bashkëpunimin në tregtinë e shërbimeve. Tregtia e shërbimeve të Kinës me vendet përgjatë “Një brez, një rrugë” është rritur me shpejtësi gjatë viteve, duke i afruar ato në aspekte më të gjera dhe duke promovuar rezultate më të frytshme të bashkëpunimit, sipas Dorothy Tembo, zëvendësdrejtoreshë Ekzekutive e Qendrës Tregtare Ndërkombëtare.

 

"Pjesa më e madhe e tregtisë së shërbimeve përfshin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kështu që nga promovimi i zhvillimit gjithëpërfshirës dhe reciprokisht me përfitim të të gjitha vendeve do të përfitojnë më shumë ndërmarrje. Tregtia e shërbimeve ka injektuar vazhdimisht vitalitet dhe shtysë të re në ndërtimin e nismës “Një brez,  një rrugë”,- tha Long Guoqiang, nënkryetar i Qendrës Kërkimore të Zhvillimit të Këshillit Shtetëror, gjatë nënforumit.

 

"Meqenëse zhvillimi i ekonomisë digjitale ka një ndikim të thellë në tregtinë e shërbimeve, bashkëpunimi i tregtisë së shërbimeve midis vendeve të nismës “Një brez, një rrugë” përballet me mundësi dhe potencial të ri",- shtoi Long.