BE kërkon ndihmë për Bullgarinë dhe Greqinë e goditur nga përmbytjet
2023-09-08 16:05:18

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Katarina Barley, ka bërë thirrje për ndihmë të BE-së për vendet në Evropën Juglindore të prekura rëndë nga stuhitë e fundit vdekjeprurëse.

“Ashtu si me fatkeqësitë e mëparshme natyrore në vendet e tjera anëtare, fondi i solidaritetit të BE-së duhet të përdoret për rindërtim”,- tha Barley për median gjermane, citon “ATSH”.

Manfred Weber, një nga politikanët më të rëndësishëm gjermanë në PE, ka kërkuar më shumë para për mbrojtjen civile evropiane.

“Ndryshimi i kushteve të motit sfidon të gjitha vendet tona për të investuar më shumë në përshtatjen klimatike dhe shërbimet tona të emergjencës”,- tha Weber, kreu i Partisë Popullore Evropiane (EPP), grupi më i madh në Parlamentin Evropian. (Elona)