Foto nga CFP
Ekspedita e 13-të shkencore e Kinës në Oqeanin Arktik ka arritur në rajonin e Polit të Veriut dhe ka filluar punën kërkimore, njoftoi Ministria e Burimeve Natyrore. Që nga mbërritja në rajon në bordin e “Xuelong 2” të martën, studiuesit kanë kryer sondazhe gjithëpërfshirëse mbi atmosferën, hidrologjinë, biologjinë dhe akullin e detit, thuhet në një njoftim të ministrisë, përcjell “China Daily”.
Anija është akullthyesi polar i parë i ndërtuar në vend. Hulumtimi do të ndihmojë në plotësimin e boshllëkut në bazën e të dhënave të vendit për rajonin e Polit të Veriut, do t'u mundësojë shkencëtarëve të kuptojnë më tej procesin e ndryshimeve në akullin e detit dhe rrymat e oqeanit dhe të zgjerojnë njohuritë në lidhje me ndryshimet e shpejta mjedisore në Oqeanin Arktik dhe reagimin e tij ekologjik.
Ai gjithashtu do të ofrojë mbështetje të të dhënave për të përballuar në mënyrë efektive ndikimin e ndryshimeve klimatike globale në Kinë, vuri në dukje ministria. (Elona)