OECD: BE në rrezik, pavarësisht rritjes së PBB-së dhe rënies së inflacionit
2023-09-08 15:39:35

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian duhet të thellojë tregun e tij të vetëm dhe të bëjë më shumë përpjekje për të ulur emetimet për të siguruar rritje më të fortë dhe më të qëndrueshme ekonomike. Edhe pse BE-ja dhe Eurozona kanë mundur të shmangin një rënie të rëndë pas konfliktit në Ukrainë dhe krizës energjetike, me rritjen dhe rënien e inflacionit, perspektivat afatshkurtra mbeten të pasigurta, citon “ATSH”.

Sipas organizatës me qendër në Paris, rritja ekonomike në BE dhe Eurozonë pritet të përshpejtohet gradualisht nga 0.9% këtë vit në 1.5% në vitin 2024.

Inflacioni pritet të bjerë në 5.8% këtë vit dhe 3.2% vitin e ardhshëm, por do të mbetet mbi objektivin e Bankës Qendrore Evropiane.

Për të ulur inflacionin, politika monetare kufizuese duhet të vazhdojë dhe politika fiskale duhet të jetë më e synuar dhe e qëndrueshme.

“Shpenzimet publike duhet të menaxhohen mirë dhe rregullat buxhetore duhet të respektohen më nga afër”,- bëri të ditur OECD-ja. (Elona)