Kina publikon udhëzime për të përmirësuar sigurinë në miniera
2023-09-08 16:57:07

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Autoritetet kineze kanë nxjerrë një sërë udhëzimesh për të përmirësuar sigurinë në vendin e punës në miniera.

Udhëzimet përmbajnë një sërë masash që duhen marrë, të tilla si masat për të forcuar aksesin në treg, për të nxitur transformimin e minierave dhe për të përmirësuar sistemet e menaxhimit të sigurisë, sipas një dokumenti të publikuar nga zyra e përgjithshme e Këshillit të Shtetit, citon “Xinhua”.

Sipas dokumentit, vendi do të ndalojë ndërtimin e minierave të reja të qymyrit që kanë kapacitete prodhimi vjetore nën 900.000 tonë, rreziqet nga shpërthimet e qymyrit dhe gazit ose situata të komplikuara hidrogjeologjike. Minierat ekzistuese që nuk janë në gjendje të përmbushin kërkesat e sigurisë do të mbyllen.

Po ashtu, do të inkurajohen bashkimet dhe blerjet e minierave jo të qymyrit dhe do të promovohen përmirësimet e mekanizuara, të automatizuara dhe inteligjente të minierave.

Do të punohet për të përmirësuar sistemet e menaxhimit të sigurisë për të zbutur rreziqet kryesore, duke përfshirë kontrollin e rregullt e gjithëpërfshirës për rreziqet e sigurisë, sipas draftit.

Në udhëzim thuhet gjithashtu se Kina do të punojë gjithashtu për të siguruar që autoritetet lokale të përmbushin përgjegjësitë e tyre mbikëqyrëse, të shtyjnë për rishikimin e ligjit të vendit për sigurinë e minave dhe të forcojnë hetimet për aksidentet në mina. (Elona)