Wang Yi uron ministrin e Jashtëm të sapoemëruar të Vanuatut
2023-09-08 21:40:40

Foto:VCG

Foto:VCG

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, njëkohësisht anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, i dërgoi një mesazh z. Marc Ati për ta uruar për emërimin si ministër i Jashtëm i Vanuatut.

Në mesazh, Wang Yi tha se Kina dhe Vanuatu janë partnerë të ngushtë dhe vëllezër të mirë. Pala kineze i kushton rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me Vanuatun dhe është e gatshme të thellojë pandërprerë dialogun e komunikimin midis dy vendeve e të nxitë bashkëpunimin konkret në fusha të ndryshme, duke forcuar bashkërendimin në çështjet ndërkombëtare, për një të ardhme gjithnjë e më të bukur të këtyre marrëdhënieve.(Zhang Yan/Artan)