Foto nga CFP
Shangai ka trajtuar gjithsej 60 trena mallrash Kinë-Evropë këtë vit deri më 24 gusht, duke tejkaluar totalin vjetor të vitit të kaluar, bëri të ditur Dogana e Shangaitë, citon “Xinhua”.
Trenat e mallrave kanë transportuar mallra në total rreth 2 miliardë juanë (rreth 273 milionë dollarë amerikanë), duke përfshirë produkte kimike, pjesë kompjuteri, veshje dhe pjesë makinash, në ndalesa përgjatë vendeve të nismës “Një brez, një rrugë” në Azinë Qendrore, Evropë dhe Rusi.
Shanghai nisi trenin e tij të parë të mallrave Kinë-Evropë në shtator 2021. Në shtatë muajt e parë të vitit, importet dhe eksportet e Shangait nga Kazakistani arritën në 2.17 miliardë juanë, një rritje prej 33.7 për qind në bazë vjetore, dhe tregtia e jashtme me Uzbekistanin u dyfishua në bazë vjetore në 2.78 miliardë juanë, sipas Doganave të Shangait. (Elona)