Bankat në Kinë do të ulin normat e kredive për shtëpinë e parë
2023-09-08 17:45:30

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Katër bankat komerciale shtetërore në Kinë njoftuan të enjten se do të ulin normat e interesit për hipotekat ekzistuese për kreditë për shtëpinë e parë.

Normat e interesit të rregulluara do të hyjnë në fuqi nga 25 shtatori, thuhet në deklaratën e publikuar nga Banka Industriale dhe Tregtare e Kinës, Banka Bujqësore e Kinës, Banka e Kinës dhe Banka e Ndërtimit e Kinës, citon “Xinhua”.

Lëvizja pasoi një vendim nga mbikëqyrësit financiarë në Kinë javën e kaluar për të optimizuar politikat e kredisë për strehim, në përpjekje për të reduktuar shpenzimet e interesit për huamarrësit e hipotekave dhe për të ndihmuar në nxitjen e konsumit dhe investimeve.

Sipas analistëve, nga kjo ulje e normave të hipotekave do të përfitojnë rreth 40 milionë huamarrës. (Elona)