Ambasada kineze në Japoni: Raportet mbi Kinën, IAEA-në dhe Fukushimën janë të rreme
2023-09-08 17:49:06

Një zëdhënës i ambasadës kineze në Japoni ka thënë se raportet e medias, që pretendojnë se Kina nuk ka pranuar të përfshihet në mekanizmin ndërkombëtar të mbikëqyrjes të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) lidhur me lëshimin e ujërave të ndotura bërthamore të Fukushimës në det, janë të rreme.

Foto:VCG

Centrali bërthamor i dëmtuar në Fukushima, Japoni(Foto:VCG)

Japonia autorizoi Sekretariatin e IAEA-së të kryejë një analizë dhe krahasim laboratorik të mostrave të ujit të ndotur bërthamor të mbledhura nga vetë Japonia, por Kina nuk u ftua të merrrte pjesë, tha zëdhënësi.

Duke vënë në dukje se të gjitha të dhënat lidhur me ujin e ndotur bërthamor deri tani janë mbledhur, testuar dhe publikuar nga vetë Japonia, zëdhënësi u shpreh se të dhëna të tilla nuk mund të besohen nga komuniteti ndërkombëtar, sepse Japonia, pala që po mbikëqyret, veproi si mbikqyrës.

Protesta në Japoni dhe Kore të Jugut kundër lëshimit të ujit të ndotur radioaktiv në det(Foto:VCG)

Protesta në Japoni dhe Kore të Jugut kundër lëshimit të ujit të ndotur radioaktiv në det(Foto:VCG)

Veprimtaritë e tilla të krahasimit laboratorik të bazuara në mostrat e ofruara nga Japonia, nuk mund të vërtetojnë autenticitetin dhe besueshmërinë e rezultateve të analizave nga pala japoneze dhe nuk mund të barazohen me një mekanizëm ndërkombëtar të mbikëqyrjes afatgjatë e efektive që përfshin pjesëmarrjen e palëve të interesuara, shtoi ai.

Duke theksuar se Kina nuk e hedh poshtë dialogun dhe ka propozuar qartë krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar të mbikëqyrjes afatgjatë dhe efektive, zëdhënësi tha se Japonia duhet së pari të tregojë sinqeritet në trajtimin e shqetësimeve të arsyeshme të vendeve fqinje të saj e jo t'ua imponojë rezultatet e mbikëqyrjes së vet të tjerëve.