Xi viziton banorët e prekur nga përmbytjet në provincën Heilongjiang të Kinës Verilindore
2023-09-08 11:03:42

Foto nga Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi të enjten banorët e prekur nga përmbytjet në fshatrat e qytetit Shangzhi të provincës Heilongjiang të Kinës Verilindore.

Në fshatin Longwangmiao, Xi hyri në fusha për të kontrolluar ndikimin e përmbytjeve te bimët e orizit, si edhe inspektoi punën për restaurimin e shtëpive të dëmtuara dhe infrastrukturës gjatë ecjes nëpër rrugë.

Duke vizituar shtëpitë e fshatarëve për të mësuar mbi humbjet e tyre dhe për t'u njohur me gjendjen e furnizimit me produkte të përdorimit të përditshëm, Xi i inkurajoi ata të forcojnë besimin e tyre për të kapërcyer vështirësitë. Ai shprehu shpresën se së shpejti banorët e prekur do të rifillojnë punën e jetën normale dhe se jeta e tyre do të vazhdojë të përmirësohet. (Çang Çuo)