Gjykata shpall fajtor për shpërfillje të Kongresit ish-këshilltarin e Donald Trump-it
2023-09-08 16:43:13

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Peter Navarro, ish-këshilltari për tregtinë i ish-Presidentit Donald Trump, u gjend fajtor të enjten për shpërfillje të Kongresit. Ai pati kundërshtuar një fletëthirrje nga komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi sulmin e vitit 2021 ndaj Kapitolit.

Një juri gjyqësore prej 12 anëtarësh e shpalli fajtor zotin Navarro për dy akuza shpërfilljeje pasi ai refuzoi të dëshmojë apo të dorëzojë dokumenta tek komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve, në atë kohë me shumicë demokrate, që hetoi sulmin e 6 janarit 2021 nga një turmë mbështetësish të ish-Presidentit Trump, si dhe përpjekjet më të gjera të tij për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020.