Sipërmarësi Erbi Ago kontribuon për punësimin e të rinjve
2023-09-07 10:11:24

Erbi Ago i nominuar per 40 under 40

Për Erbi Agon sipërmarrja ka qenë një nga gjërat më të rëndësishme që ka dashur të bëjë në jetë dhe përpos kësaj edhe arsimimi në nivelet më të larta. Me  një eksperincë të gjatë në fushën e arsimit, ai zbuloi synimet që lidheshin me dëshirën për të ndihmuar çdo të ri apo të re shqiptare, që  ka nevojë të punësohet që në fazat e  para të universitetit. Kompania  e tij ‘Talent Bridge SFC’ atashon të rinjtë në tregun e punës. Erbi Ago në intervistë për Radio Ejani rrëfen jetën e tij dhe  përvojën profesionale

CMG: Erbi, cili është kuptimi i emrit tuaj?

Erbi Ago: Emri im është vendosur me shumë dashuri nga nëna ime. Ajo është një zonjë që e dashuron natyrën, bimët dhe çdo gjë që ka të bëjë me mjedisin, ndaj dhe emri im lidhet me natyrën dhe paqen. Këtë kuptim emri im e ka marrë nga nëna ime dhe origjina latine.

CMG: Si ka qenë natyra juaj si fëmijë, për të kuptuar nëse ato tipare janë ende edhe sot?

Erbi Ago: Unë jam rritur në përiudhën më kulmore të tranzicionit në Shqipëri. Realiteti shqiptar më ka rritur para kohe. Kam pasur fatin që të marr leksione nga prindërit dhe mbi të gjitha gjyshi im që kishte një karrierë të madhe diplomatike. E konsideroj veten me fat pasi shumë gjëra nuk më është dashur t’i bëj me shumë sakrificë, pavarësisht se praktika në jetë vlen më tepër se teoria.

CMG: Si kanë  ndryshuar reflektimet tuaja për jetën?

Erbi Ago: Nga viti  në vit unë jam rritur dhe kam kuptuar që jo çdo gjë në jetën tonë do të arrijë të plotësohet dhe jo çdo gjë do të shkojë siç duam, por ne e kemi në dorë të shtyjmë veten drejt sipërmarrjeve pozitive. Në këto kushte duhet të jemi gjithashtu të rrethuar nga njerez poizitive, të cilët në një formë na orientojnë drejt hapave të duhur në jetë apo edhe na motivojnë për të qenë njerëz më të mirë.

Duhet të qëndrojmë me njerëz që kanë energji pozitve të cilët të shtyjnë për më shumë arritje dhe do doja të jepja një këshillë “Nëse nuk e keni fatin të keni rrotull njerëz të tillë, punoni në heshtje derisa t’i gjeni”. Por, kurrësesi mos besoni. Kjo ka qenë një nga mësimet apo leksionet që jeta më ka dhënë. Do të ketë njerëz që cënojnë synimet tuaja, por ju mos ndaloni së bëri gjëra të sakta.

CMG: Çfarë mendoni se duhet të kishe bërë më mirë në jetë?

Erbi Ago: Të ndihmosh dhe t’iu vish në ndihmë të rinjve për të arritur atje ku ata duan, për mua është një arritje shumë e madhe. Kur zgjohem në mëngjes, thjesht mendoj sa bukur është që unë ndihmoj të tjerët të punësohen online nga Shqipëria drejt vëndeve të botës.

Kjo është një punë, e cila ndoshta mund të kishte nisur më parë, shpesh mendoj pse nuk e kam  nisur më parë këtë iniciativë, e cila nuk më kushton asgjë, më jep thjesht një emocion të madh kur ndihmoj aq shumë të rinj. Unë kam qenë  vetë në ato kushte  dhe e njoh mirë botën e brendshme të dikutj që do të punojë qëkurse është me studime.

CMG: Si ka qenë periudha juaj e studimeve?

Erbi Ago: Unë kam nisur shumë herët të kuptoj se çfarë do të thotë të jetosh vetëm dhe të marrësh përgjegjësi në jetë. Jam larguar nga familja që në moshën 15-vjeçare për të kryer studimet jashtë Shqipërisë dhe aty jam mbushur me përgjegjesi të mëdha për t’ia dalë me çdo kusht vetëm. Kam mësuar të kuptoj kultura të ndryshme dhe sot arritja më e madhe në jetë është që kam miq dhe shokë në të gjithë botën.

CMG: Cila ka qenë puna e parë që keni bërë?

Erbi Ago: Puna ime  e parë ka qenë që në moshë të hershme ende 15-vjeç, kur përktheja në një studio ligjore, më pas kam qenë aktor në disa filma amerikanë kur isha ende student. Më pas kam qenë asistent avokat në Londër si edhe një periudhë drejtor i një sipërmarrje sërish në Londër.

CMG: Si ekspert punësimi, si e shihni tregun në Shqipëri?

Erbi Ago:Tregu në të vërtetë ka mundësi të shumta dhe të barabarta. Potenciali që ka Shqipëria  është shumë i madh. Unë merrem çdo ditë me këtë gjë dhe deri më sot numëroj mbi 250 familje të cilave ju është ndryshuar jeta  nga ekspereinca që ata kanë marrë, duke punuar për kompani të huaja me ndihmën e grupit tim të punës.

CMG: A jeni i realizuar në jetë?

Erbi Ago: Unë jam skeptik për këtë pjesë dhe mendoj se sa më shumë punoj aq më shumë dua të sfidoj veten dhe të bëj më tepër për të rinjtë. Kur të  arrij objektivat e mia që të shoh shumë të rinj të realizuar, atëherë mund të them që objektivi im është arritur.

CMG: Cili tipar ju karakterizon?

Erbi Ago: Unë gjithmonë kam qenë ai person që doja që të tjerët të më shihnin kështu: ‘Të ndodhë ca të ndodhë në jetë, kemi Erbin’. Kam dashur shumë të suportoj, të ndihmoj, të ofroj pa kushte diçka tek të tjerët. Ky jam unë dhe këto janë tiparet e mia.

CMG: Me kompaninë që drejton ‘Talent Bridge SFC’, çfarë po mundohesh të arrish në tregun Shqiptar të punës dhe për të rinjtë?

Erbi Ago: Ajo, e cila më është mundësuar nga drejtimi im është ajo që kam ëndërruar ndër vite. Ne kemi një koncept liberal në punë. Punojmë të gjithë bashkë për të gjetur një mundësi  punësimi jashtë, në kompani të mëdha. Ajo që na karakterizon është fakti që secili prej nesh është një gur themeli në këtë iniciativë të re.

Nuk do isha këtu pa partnerët e mi nderkombëtarë, me të cilët kemi luftuar për të sjellë në shqipëri një frymë të re pune.

CMG: Cili  ka qenë suporti juaj më i madh në jetë?

Erbi Ago: Nuk do isha këtu pa suportin e partneres sime. Ajo ka qëndruar me mua pavarësisht se jam egoist në punën time dhe jo tepër praktik, punoj shumë dhe çdo herë kam një iniciativë përballë. Shpesh njerëzit që duam më shumë janë ata që lendojmë më tepër, por ajo ka qëndruar me mua dhe unë e vlerësoj shumë. Ka qenë pranë meje edhe më shumë se unë pranë saj. Më ka lejuar të jem egoist, por më ka bërë që këtë gje unë ta kuptoj vetë dhe të refelktoj ndaj unë jam ky që jam falë saj.

Intervistoi : Megi Latifi