Vijojnë shkarkimet në Ukrainë, largohet guvernatori i rajonit të Donetskut
2023-09-07 15:19:09
Guvernatori ukrainas (Foto Panorama)
Guvernatori i rajonit lindor të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, është shkarkuar detyra nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftojnë mediet e huaja, citon “Panorama”.
Sipas tyre, presidenti ukrainas ka nënshkruar një dekret për të shkarkuar Kyrylenko nga detyra, i cili ka qenë në këtë post që nga korriku 2019.
Përfaqësuesi i qeverisë, Taras Melnychuk, deklaroi përmes një postimi në “Telegram” se qeveria ukrainase e kishte miratuar shkarkimin e zyrtarit.
Së fundi në Ukrainë ka pasur një valë të lartë shkarkimesh të zyrtarëve, pasi vendi i ka shpallur luftë korrupsionit. (Irma)
Lajmet Kryesore