Li Qiang thekson rëndësinë e bashkëpunimit në Azinë Lindore
2023-09-07 20:05:19

Kryeministri kinez Li Qiang mori pjesë të enjten në Samitin e 18-të të Azisë Lindore, që u zhvillua në Xhakartë të Indonezisë.

F:Xinhua

Kryeministri kinez Li Qiang në Samitin e 18-të të Azisë Lindore, 7 shtator 2023(Foto:Xinhua)

Kreu i qeverisë kineze tha se, përballë situatave dhe sfidave të reja, Samiti i Azisë Lindore duhet të vazhdojë t'i përmbahet pozicionit të tij, duke luajtur një rol më të madh në arritjen e qëndrueshmërisë  afatgjatë dhe lulëzimin e vazhdueshëm rajonal.

Ai kërkoi të punohet më shumë për nxitjen e rolit të samitit në tre aspekte.

Së pari, në nxitjen e zhvillimit dhe çlirimin e gjallërisë së rritjes rajonale, duke i kushtuar më shumë vëmendje dhe forcë bashkëpunimit dhe zhvillimit, duke ngulur këmbë në globalizimin ekonomik dhe duke çuar përpara ndërtimin e Zonës së Tregtisë së Lirë Azi-Paqësor.

Së dyti, në nxitjen e dialogut strategjik për shtimin e mirëkuptimit dhe besimit midis të gjitha palëve. Kina është e gatshme të zhvillojë dialog dhe të thellojë bashkëpunimin me të gjitha palët për vënien në jetë të Nismës së Zhvillimit Global, Nismës së Sigurisë Globale dhe Nismës së Qytetërimit Global të propozuara nga presidenti Xi Jinping.

Foto:Xinhua

Pamje nga Samiti i 18-të i Azisë Lindore, 7 shtator 2023(Foto:VCG)

Së treti, në nxitjen e rolit udhëheqës të ASEAN-it, duke promovuar bashkërisht bashkëpunimin gjithëpërfshirës dhe me leverdi të ndërsjellë. Duhet të merren parasysh kërkesat e të gjitha palëve dhe të përmbushen maksimalisht interesat e të gjitha palëve, në mënyrë që të formohet sinergjia për të realizuar shfrytëzimin e epërsive reciproke.

Li Qiang theksoi në të njëjtën kohë se Kina dhe vendet e ASEAN-it po promovojnë në mënyrë aktive konsultimet për përpilimin e "Kodit të Sjelljes në Detin e Kinës Jugore". Nr. 1 i qeverisë kineze shprehu shpresën që vendet jashtë rajonit të luajnë një rol pozitiv dhe konstruktiv mbi këtë çështje. Ndërsa, ndotja detare ka një ndikim të gjerë dhe duhet të mbrohet mjedisi ekologjik detar me një qëndrim të përgjegjshëm ndaj historisë dhe qenieve njerëzore, shtoi ai.

Liderët që morën pjesë në takim u shprehën se vendet e rajonit duhet të praktikojnë multilateralizmin, të përballojnë së bashku sfidat globale si ndryshimet klimatike, dhe të ndërtojnë platforma rajonale bashkëpunimi e qendra rritjeje, duke promovuar paqen dhe zhvillimin e vazhdueshëm rajonal e botëror.

Pamje nga Samiti i 18-të i Azisë Lindore, 7 shtator 2023(Foto:VCG)

Në samit u miratua një deklaratë e liderëve për ruajtjen dhe promovimin e rolit të rajonit si qendër e rritjes.(Zhang Yan/Artan)