Mbi 36.000 të evakuuar në Fuzhou të Kinës për shkak të tajfunit “Haikui”
2023-09-07 14:18:54

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Më shumë se 36.000 persona në Fuzhou, kryeqendra e provincës Fujian të Kinës lindore, janë evakuuar pasi tajfuni “Haikui” solli stuhi të mëdha shiu, thanë autoritetet.

Prej mëngjesit të së mërkurës, shirat e rrëmbyeshëm kishin shkaktuar dëme në 147 vendbanime të qytetit, duke çuar në një humbje të drejtpërdrejtë ekonomike prej mbi 552 milionë juanë (rreth 76.7 milionë dollarë amerikanë), sipas Zyrës lolake për Kontrollin e Përmbytjeve dhe Lehtësimin e Thatësirës, citon “Xinhua”.

Zona të shumta të qytetit përjetuan stuhi të dendura shiu. Reshjet e dendura thyer rekordet maksimale, bëri të ditur Stacioni Kombëtar i Motit në Wushan. Shkollat fillore dhe të mesme, kopshtet dhe institucionet e trajnimit jashtëshkollor pezulluan mësimin të mërkurën, ndërsa autobusët urbanë, metrotë, trenat dhe autobusët e aeroportit pezulluan përkohësisht funksionimin. Vendpushimet dhe parqet u mbyllën përkohësisht.

Provinca Fujian ngriti reagimin e emergjencës për shirat e dendur në nivelin II mbërmjen e të martës. (Irma)