Foto nga VCG
Gazeta amerikane "The New York Times" publikoi të martën një artikull, ku thuhet se shumë amerikanë janë të zhgënjuar nga administrata e presidentit Biden. Shoqëria amerikane nuk është optimiste si në njoftimet e lajmeve dhe problemet që shqetësojnë njerëzit nuk publikohen në media, por ato janë reale.
Sipas artikullit, çmimi i vezëve në ShBA në majin e këtij viti u ngrit 38 % krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kurse çmimi me pakicë i benzinës është rritur me 63 % që kur Biden-i mori postin. Qeveria nuk dëshiron të theksojë inflacionin, por njerëzit e thjeshtë e ndiejnë atë në jetën e përditshme. Prishja e rendit publik në ShBA është shtuar shumë. Në këtë prill, mijëra të rinj u dyndën nëpër rrugët e Çikagos, duke sjellë trazira, dhe skena të tilla ndodhën edhe në Nju-Jork e Boston.
Në artikull thuhet se bota edhe më e rrezikshme "nën kujdestarinë" e Biden-it. Tendat e të pastrehëve nën mbikalime po rriten dhe të varurit nga droga humbin çdo ditë ndjenjat në trotuare. Problemi i kufirit është bërë një krizë kombëtare. Në gusht, imigrantët në kufi krijuan një rekord të ri mujor, duke arritur në 91 mijë, dhe çdo natë në Nju-Jork 57 mijë emigrantë kërkojnë ushqim e ndihmë për agjencitë e shërbimeve të qytetit. (Çang Çuo)