Studimi: Rriten shqetësueshëm rastet e kancerit te të rinjtë globalisht
2023-09-07 17:15:01

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Numri i të rinjve të prekur me kancer po rritet në nivel global, ngre shqetësimin një studim, sipas të cilit faktorë si obeziteti dhe konsumimi i alkoolit po kontribuojnë në shtimin e rasteve.

Një ekip nga Universiteti i Edinburgut dhe Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Zhejiang në Kinë analizuan të dhënat nga studimi i Barrës Globale të Sëmundjeve 2019 për 29 raste kanceresh në 204 vende dhe rajone, shkruan “ATSH”.

Studiuesit vlerësuan se midis 1990 dhe 2019, kishte një rritje prej 79% të rasteve të reja të kancerit te njerëzit nën moshën 50 vjeç.

Ata panë rastet e reja, vdekjet, rezultatet shëndetësore dhe faktorët e rrezikut te njerëzit e moshës 14 deri në 49 vjeç, duke vlerësuar një normë vjetore për çdo vit.

Kishte 3.26 milionë diagnoza të reja të kancerit në mesin e atyre nën 50 vjeç në 2019, një rritje prej 79.1% nga viti 1990. Vdekjet gjithashtu u rritën me 27.7%.

Studiuesit thanë se ndërsa gjenetika mund të luajë një rol, duhanpirja, konsumimi i alkoolit dhe dietat e pasura me mish dhe kripë, por me pak fruta dhe qumësht janë faktorët kryesorë të rrezikut, së bashku me faktorë të tillë si pesha e tepërt, aktiviteti i ulët fizik dhe niveli i lartë i glicemisë. (Irma)