Deri tani, përfaqësues të mbi 90 vendeve të botës kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Forumin e tretë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar “Një brez, një rrugë”, që do të mbahet në tetorin e sivjetshëm, deklaroi zëdhënësja e diplomacisë kineze Mao Ning në një konferencë shtypi të enjten në Pekin.
Foto:VCG
“Sot (7 shtatori) është dita kur mbushen 10 vjet prej paraqitjes së nismës së Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit. Në tetorin e këtij viti, Kina do të organizojë në Pekin Forumin e tretë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar ‘Një brez, një rrugë’, i cili është një platformë e rëndësishme ku palët e ndryshme mund të diskutojnë rreth bashkëpunimit për ndërtimin me cilësi të lartë të ‘Një brez, një rrugë’”, tha Mao në përgjigje të pyetjes mbi punët përgatitore të forumit.
Sipas saj, ndër të ftuarit e konfirmuar janë përfaqësues zyrtarë të qeverive të vendeve partnere të nismës, si dhe personalitete nga qarqet industriale e të biznesit, të instituteve të studimit të politikave, organizatave ndërkombëtare etj. Besohet se më shumë të ftuar të tjerë do ta konfirmojnë pjesëmarrjen ditët në vijim.