Foto nga CFP
Kina do të nisë një fushatë mujore për publikun e gjerë për të promovuar edukimin e mbrojtjes kombëtare.
Departamenti i Publicitetit i Komitetit Qendror të PKK-së nxori një udhëzim kohët e fundit, duke kërkuar nga departamentet përkatëse të organizojnë lloje të ndryshme aktivitetesh në mbarë vendin, duke përfshirë leksione mbi edukimin e mbrojtjes kombëtare në kampuset universitare dhe evente të ditëve të hapura në kazermat ushtarake, shkruan “China Daily”.
Sipas departamentit, fushata synon të krijojë një konsensus mes publikut për t'u kujdesur dhe kontribuar në mbrojtjen kombëtare.
Kina caktoi të shtunën e tretë të shtatorit si Ditën e Edukimit të Mbrojtjes Kombëtare në vitin 2001 dhe organizon aktivitete përkatëse çdo vit, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen kombëtare. (Irma)