Foto nga CFP
Shumë votues amerikanë besojnë se presidenti Joe Biden është shumë i vjetër që të kandidojë për t’u rizgjedhur në vitin 2024, sipas një sondazhi të “Wall Street Journal”, përcjellë nga “ATSH”.
Biden dhe ish-presidenti Donald Trump janë kandidatë të mundshëm në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Pavarësisht moshave të përafërta të kandidatëve, rreth 73 për qind e votuesve të pyetur shprehën shqetësimin për Biden, duke e konsideruar si shumë të vjetër për një mandat të dytë. Ndërsa 47% e të anketuarve ndajnë shqetësime të ngjashme për 77-vjeçarin Trump.
Në kohën kur Biden bëri betimin në detyrë më 20 janar 2021, ai u bë presidenti më i vjetër në moshën 78-vjeçare.
Nëse do të fitojë mandatin e dytë, Biden do ta fillonte në moshën 82-vjeçare dhe do ta përfundonte në moshën 86-vjeçare. (Irma)