Meteorologët: Vera 2023, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë
2023-09-07 15:12:07

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) bëri të ditur se vera 2023 ishte më e nxehta në Hemisferën Veriore e matur ndonjëherë, me një gusht në temperatura rekord që mbylli një sezon temperaturash brutale dhe vdekjeprurëse, përcjell “RTSH”.

Muaji i kaluar nuk ishte vetëm gushti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë nga shkencëtarët me pajisje moderne, por ishte gjithashtu muaji i dytë më i nxehtë i matur, pas korrikut 2023, njoftoi “WMO”-ja dhe Shërbimi evropian i Klimës “Copernicus”.

Gushti ishte rreth 1.5 gradë Celsius më i ngrohtë se mesatarja. Ky është pragu që bota po përpiqet mos ta kalojë, edhe pse shkencëtarët janë më të shqetësuar për rritjen e temperaturave gjatë dekadave, jo thjesht për një kalim pas një muaji.

Sipas këtyre agjencive, mbi 70% e oqeaneve kishin nxehtësinë më të lartë të regjistruar ndonjëherë, gati 21 gradë Celsius.

Deri më tani, 2023-shi është viti i dytë më i nxehtë i regjistruar, pas vitit 2016, sipas “Copernicus”.

Shkencëtarët fajësojnë ndryshimet klimatike të shkaktuara nga ngrohja ndonjëherë nga njeriu nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit natyror me një nxitje shtesë nga fenomeni “El Nino”, që është një ngrohje e përkohshme e pjesëve të Oqeanit Paqësor që ndryshon motin në mbarë botën.  (Irma)