Foto nga CFP
Kina synon të rrisë furnizimin e pajisjeve elektronike të nivelit të lartë për të rritur konsumin dhe për të forcuar ekonominë, bëhet e ditur në planin e publikuar bashkërisht nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Ministria e Financave, cituar nga “Xinhua”.
Sipas planit, Kina do të përpiqet të sigurojë që dërgesat e telefonave celularë 5G të përbëjnë mbi 85 për qind të tregut vendas të telefonisë celulare deri në vitin 2024.
Industria e elektronikës së konsumit në Kinë ka dëshmuar një rritje të qëndrueshme vitet e fundit. Prodhuesit e mëdhenj të kompjuterëve, komunikimeve dhe pajisjeve elektronike patën fitime deri në 276.32 miliardë juanë (rreth 38.39 miliardë dollarë amerikanë) në shtatë muajt e parë të vitit. Prodhimi i telefonave celularë arriti në 810 milionë njësi gjatë kësaj periudhe, duke përfshirë 593 milionë smartfonë.
Pajisjet elektronike të konsumit janë një nga produktet kryesore të eksportit të Kinës. Stabilizimi i eksporteve të tyre është vendimtar për zhvillimin e të gjithë industrisë.
Kina gjithashtu do të inkurajojë prodhuesit e pajisjeve elektronike të konsumit për të nisur bizneset e tregtisë elektronike ndërkufitare dhe për të shfrytëzuar potencialin e tregjeve globale, thuhet në plan. (Irma)