Foto nga CFP
Një platformë kombëtare e inovacionit të shkencës dhe teknologjisë së orizit është inauguruar zyrtarisht në kontenë Baoqing, në provincën Heilongjiang të Kinës verilindore, njoftoi “China Science Daily”, citon “Xinhua”.
Platforma operohet nga Instituti Kombëtar i Kërkimit të Orizit në Kinë dhe synon zhvillimin e teknologjisë bazë të industrisë së orizit.
Instituti ka bashkëpunuar me institutet dhe kolegjet kërkimore lokale në Kinën verilindore për të promovuar varietete të reja orizi dhe teknologji të reja, tha Wu Kongming, president i Akademisë Kineze të Shkencave Bujqësore (CAAS).
Që nga ndërtimi i platformës së inovacionit, ajo ka kryer kërkime të mëdha shkencore-teknologjike në lidhje me kultivimin e orizit, mbrojtjen e tokës, si dhe kultivimin e 120 llojeve me rendiment të lartë dhe rezistues ndaj pjekjes së hershme dhe 12 varieteteve të reja, deklaroi Hu Peisong, kreu i institutit. Varietetet e orizit, të kultivuara në bashkëpunim me ndërmarrjet përkatëse, janë vënë gjerësisht në prodhim, tha Hu. (Irma)