Dy të vdekur dhe një i humbur nga përmbytjet e shkaktuara nga tajfuni në Kinën Lindore
2023-09-07 14:29:00

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Dy veta kanë vdekur dhe një tjetër është ende i humbur nga përmbytjet e shkaktuara nga tajfuni që goditi disa pjesë të qytetit Fuzhou në provincën Fujian në orët e para të së martës.

Rreth orës 4:15 të mëngjesit, një makinë zjarrfikëse me nëntë punonjës shpëtimi u përpi nga ujërat në fshatin Chili të kontesë Yongtai gjatë një operacioni shpëtimi, sipas Administratës Kombëtare të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Rreth orës 5 të pasdites të po asaj dite, gjashtë zjarrfikës u shpëtuan dhe janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa dy u konfirmuan të vdekur me gjithë përpjekjet e shpëtimit. Po vijon kërkimi për personin e zhdukur, sipas drejtorisë së zjarrfikjes dhe shpëtimit të qytetit Fuzhou.

"Haikui", tajfuni i 11-të këtë vit, goditi zonën bregdetare të kontesë Dongshan të Fujian-it rreth orës 5:20 të mëngjesit, duke sjellë stuhi ere me shpejtësi deri në 20 metra për sekondë pranë qendrës së tij, bëri të ditur drejtoria meteorologjike e provincës Fujian.

Në Fuzhou kanë rënë shira të furishëm për shkak të tajfunit "Haikui". Nga ora 6 e mëngjesit të së hënës deri më 6 të mëngjesit të së martës, sasia e shiut në zona si Yongtai ishte mbi 300 milimetra.