Foto nga China Daily
Programi studentor i Pekinit dhe Hong Kongut gjeneron ide dhe kërkon të trajnojë gjeneratën e ardhshme të talenteve.
“Kur mbajmë në dorë një vezë druhemi se nëse ajo bie në tokë, e bardha dhe e verdha do të përhapen dhe ky është vizioni ynë për muzetë e ardhshëm”,- deklaroi Tang Jing, specialiste e skulpturës në Universitetin Tsinghua të Pekinit, në kuadër të prezantimit të ekipit të saj për të ardhmen e muzeve.
Tang shpjegoi se siç e sheh ekipi, lëvozhga e vezës është si barrierat fizike dhe mendore që i pengojnë njerëzit të hyjnë në një muze, kështu që ata planifikojnë t'i thyejnë ato barriera për të tërhequr më shumë vizitorë në të ardhmen.
Ekipi studentor përbëhet nga gjashtë studentë të kolegjit nga Pekini dhe nga Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut dhe ishte një nga tre që ndanë idetë e tyre për muzetë e ardhshëm, duke prekur tema nga hartimi i broshurave deri te përmirësimi i lidhjes me mediat, në edicionin e dytë të “Bi-city”, Programi i Lidershipit Kulturor të Rinisë.
Prezantimet ishin pjesë e një sesioni shkëmbimi kulturor në Muzeun e Pallatit në Pekin, gjatë të cilit 16 studentët pjesëmarrës nga të tre ekipet u angazhuan në një diskutim të thellë me ekspertë mbi tema si inkurajimi i trashëgimisë së kulturës kineze, e ardhmja e kulturës dhe përdorimi i teknologjisë dhe inovacionit në promovimin kulturor. Wang Xudong, drejtori i Muzeut të Pallatit, është i impresionuar nga propozimet për tërheqjen e më shumë vizitorëve në muze dhe përmirësimin e përvojës së vizitave. Ai thotë se ka pritur me padurim të shohë reagimet, si dhe përditësimet e ideve kreative.
Vitin e kaluar, Muzeu i Pallatit të Hong Kongut startoi nismën e tij kryesore të të mësuarit për të rinjtë, Programin e Lidershipit Kulturor të Rinisë “Bi-City”, për të përforcuar angazhimin e tij për të inkurajuar trashëgiminë kulturore dhe nxitur shkëmbimin kulturor. Louis Ng, drejtor i Muzeut të Pallatit të Hong Kongut, thotë se misioni qëndron në thelbin e muzeut. Ai e shpjegon programin si një platformë shkëmbimi kulturor për të rinjtë në Pekin dhe Hong Kong për të ndezur kreativitetin dhe për të zgjeruar horizontet e tyre, me synimin për të ushqyer brezin e ardhshëm të talenteve kulturore.
“Mezi presim që kjo nismë të ketë ndikim pozitiv dhe të gjerë në edukimin dhe frymëzimin e liderëve të ardhshëm kulturorë, duke mbështetur në këtë mënyrë të dy qytetet në përpjekjet e tyre për ta bërë kulturën kineze globale dhe duke forcuar pozicionin e Hong Kongut si një qendër ndërkombëtare për liderët e ardhshëm të kulturës dhe arti”,- tha ai.
Foto nga China Daily
Në shkurt, në edicionin e parë të programit, i cili përbëhej nga tetë aktivitete shkëmbimi online, morën pjesë 95 studentë nga universitetet e të dy qyteteve.
Me “Swire Properties” si sponsor kryesor, programi dyvjeçar mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Muzeu i Pallatit dhe Zyra e Pekinit e Qeverisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut.
Për edicionin e dytë, 16 studentë të shkëlqyer u zgjodhën për t'iu bashkuar një programi mësimor gjithëpërfshirës dymujor. Përveç vizitës në Muzeun e Pallatit të Hong Kongut, studentët morën pjesë gjithashtu në bisedime të organizuara nga ekspertë të sektorit, iu bashkuan një mendimi dizajni dhe seminari inovativ, si dhe vizituan monumente arti e kulture. Ata gjithashtu bënë një praktikë katërjavore në disa nga institucionet kryesore kulturore dhe të artit në Hong Kong.
Lou Cheuk Hang, i cili studion Historinë Kineze dhe Historinë e Artit në Universitetin e Hong Kongut, u caktua në Muzeun e Pallatit të Hong Kongut. Ai tha se e shikonte shumë të vështirë të merrte një praktikë muzeale në Hong Kong, por falë programit, ai mundi ta bënte këtë. “Kjo përvojë më hapi sytë dhe më tregoi mundësitë e ndryshme në sektorin e muzeut”,- tha ai.
Gjatë udhëtimit në Muzeun e Pallatit, studentët vizituan Departamentin e Shkencës së Konservimit për të mësuar rreth përdorimit të teknologjisë në ruajtjen e objekteve, panë video të realitetit virtual, si dhe vizituan disa nga galeritë dhe atraksionet e tjera të muzeut.
“Muzeu i Pallatit e ka njohur prej kohësh rëndësinë e shkëmbimit kulturor dhe integrimit midis Pekinit dhe Hong Kongut. Ne jemi të lumtur që kemi partneritet me Muzeun e Pallatit të Hong Kongut, për të kultivuar brezin e ardhshëm të liderëve të rinj kulturorë vizionarë, për të nxitur krijimtarinë kulturore në të dy qytetet dhe për të shfaqur përsosmërinë e kulturës tradicionale kineze në botë”,- deklaroi Lou Wei, zëvendësdrejtor i Muzeut të Pallatit në Pekin.
Sipas tij, kjo përpjekje do të ndihmojë qytetërimin mijëravjeçar të Kinës që të vazhdojë të lulëzojë përmes shkëmbimit dhe mësimit të vazhdueshëm.