Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, njëkohësisht anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, i dërgoi një mesazh urimi z. Parnpree Bahiddha-Nukara për ta uruar për emërimin si zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Tajlandës.
Foto:VCG
Në mesazh, Wang Yi tha se Kina dhe Tajlanda janë vende fqinje, mike e partnere të mira. Vitet e fundit, nën drejtimin strategjik të liderëve të të dy vendeve, marrëdhëniet Kinë-Tajlandë kanë ruajtur një zhvillim të nivelit të lartë.
Vizita e presidentit kinez Xi Jinping në Tajlandë në nëntorin e vitit 2022 ka nxitur futjen e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve në një epokë të re të ndërtimit të një komuniteti me fate të përbashkëta. “Po pres me padurim të krijoj një marrëdhënie të mirë pune me ju, për t’i vënë në jetë rezultatet e vizitës së presidentit Xi në Tajlandë, duke nxitur bashkëpunimin praktik në fusha të ndryshme ndërmjet dy vendeve,” u shpreh kreu i diplomacisë kineze. (Zhang Yan/Artan)