Bota shpreson që Samiti i G20-s të nxitë bashkësinë e zhvillimit global
2023-09-06 14:55:26

Foto nga CMG

Nga 9 deri 10 shtator, do të organizohet në  kryeqytetin e Indisë Nju-Delhi Samiti i 18-të i Liderëve i G20-s. Tani ekonomia botërore përballon trysninë e uljes, tensionet gjeopolitike po shkallëzohen e zhvillimi i vazhdueshëm po has shumë vështirësi. Bota pret që G20-a të forcojë bashkimin e bashkëpunimin, të nxitë së bashku rritjen ekonomike dhe të krijojë bashkësinë e zhvillimit global, për të realizur me të vërtetë vizionin "Një Tokë, një shtëpi, një e ardhme".

G20-a përfshin 19 vende e BE-në dhe është një forum ndërqeveritar që përshin ekonomitë kryesore të zhvilluara dhe në zhvillim të botës. PBB-ja e vendeve anëtare të G20-s zë 85 % të PBB-së së mbarë botës dhe tregtia përbën mbi 75 % të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë botërore.(Çang Çuo)