Pekin: Panairi CIFTIS krijon më shumë mundësi për tregtinë botërore
2023-09-06 16:45:58

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga 2 deri më 6 shtator u zhvillua në Pekin Panairi Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime i Kinës (CIFTIS) 2023. Ky panair ndërkombëtar është platforma me përmasën më të madhe e tregtisë së shërbimeve të botës.

Këtë vit në CIFTIS morën pjesë më shumë se 2 400 ndërmarrje. Ndër to, mbi 500 janë ndër 500 kompanitë kryesore të botës ose ndërmarrje kryesore në sektorët e tyre përkatës. Gjatë organizimit të panairit, 59 vende dhe 24 organizata ndërkombëtare zhvilluan nënpanaire ose aktivitete tematike, 12 më shumë se herën e kaluar, ndërsa niveli i ndërkombëtarizimit arriti mbi 20 %.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vullneti i Kinës për tregtinë e shërbimeve

Në ditën e hapjes, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mbajti videofjalimin e rastit, ku shpalli që Kina do të nxitë hapjen dhe ndarjen e përbashkët të ekonomisë së shërbimeve, duke theksuar përgjegjësinë dhe qëndrimin e ekonomisë së 2-të më të madhe të botës për mëkëmbjen e ekonomisë globale.

“Kina është e gatshme që bashkë me palët e tjera të nxitë zhvillimin gjithëpërfshirës me hapje të sektorit të shërbimeve, të nxitë ndërlidhjen dhe integrimin me bashkëpunim të sektorit të shërbimeve, të eksplorojë energji të reja zhvillimi me risi të sektorit të shërbimeve, të krijojë një të ardhme të mirë me ndarje të përbashkët të sektorit të shërbimeve dhe të nxitë bashkërisht futjen e ekonomisë botërore në shinat e mëkëmbjes së vazhdueshme,” tha kryetari Xi.

Tregtia në sektorin e shërbimeve është një pjesë e rëndësishme përbërëse e tregtisë botërore dhe një fushë e rëndësishme e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të ndryshme. Edhe pse tregtia botërore është goditur nga shpërthimi i pandemisë, janë krijuar një numër i madh teknologjish, skenarësh dhe modelesh që kanë injektuar gjallëri të re për zhvillimin e tregtisë në sektorin e shërbimeve. Ndërkohë, sektori i shërbimeve dhe tregtia në shërbime po marrin një status më të dukshëm dhe po luajnë rol më të madh në zinxhirin global të prodhimit dhe të vlerës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina, elastike në tregtinë e shërbimeve

CIFTIS është një platformë dhe një dritare, ku mund të shohim zhvillimin e madh të tregtisë së shërbimeve, si edhe elasticitetin e fuqishëm të ekonomisë kineze.

Në vitin 2022, import-eksporti i Kinës në sektorin e shërbimeve arriti afro 6 trilionë juanë, 12.9 % më shumë se më 2021, duke u renditur në vendin e dytë të botës për 9 vjet radhas.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, tregtia e shërbimeve e Kinës ka ruajtur prirjen e rritjes dhe tregtia e shërbimeve me intensitet njohurish zë 43.5 % të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së shërbimeve.

Tani, udhëtimet dhe turizmi po shënojnë rritje më të shpejtë në sektorin e shërbimeve. Mëkëmbja e shpejtë e tyre pasqyron zhvillimin e sektorit të shërbimeve të Kinës. Fluksi i madh i pasagjerëve tregon që kinezët po rigjejnë shpejt besimin te konsumi turistik, çka do të japë kontribut për zhvillimin e sektorit turistik, si edhe për mëkëmbjen e ekonomisë botërore.

Në CIFTIS 2023, pavijoni i kompanisë ajrore të Emirateve të Bashkuara, “Etihad”, ka tërhequr vëmendjen e njerëzve. Një përgjegjës për tregun kinez u shpreh që kjo kompani në mars 2023 rifilloi linjën ajrore Dubai-Pekin dhe, qysh prej 1 shtatorit, ka shtuar më tej numrin e fluturimeve ajrore. Çdo ditë ka dy fluturime për në Pekin dhe shërbimi për udhëtarët është mëkëmbur në nivelin para vitit 2020.

Aeroporti Ndërkombëtar “Daxing” i Pekinit, që konsiderohet si “aeroporti i ri kombëtar” i Kinës, gjatë pushimeve verore ka pasur 55.2 mijë fluturime ajrore, duke ofruar shërbime për mbi 7.94 udhëtarë, përkatësisht 100.73 % dhe 163.62 % më shumë se një vit më parë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Besim nga ofruesit botërorë të shërbimeve

Platforma CIFTIS tregon sërish sinqeritetin e Kinës për shtimin e bashkëpunimit me vendet e tjera, duke tërhequr një pjesëmarrje më të gjerë nga vendet e ndryshme të botës. Vendi i ftuar i nderit i edicionit të sivjetshëm të CIFTIS-it, Britania, ka organizuar delegacionin më të madh në historinë e saj për këtë panair, duke sjellë përmbajtje inovative në 3D dhe AI.

Kompania “Qualcomm” është një “mike e vjetër” e CIFTIS-it. Presidenti i kësaj kompanie për tregun kinez, Meng Pu, tha që kjo është hera e 4-t që “Qualcomm” merr pjesë në CIFTIS. Në vitin e fundit, qeveria kineze ka dhënë shumë herë sinjale pozitive për koordinimin industrial, bashkëpunimin global dhe përfitimin e ndërsjellë e hapjen.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zv.presidenti global i kompanisë “GE Healthcare” dhe kryeekzekutivi i degës së saj në Kinë, Zhang Yihao, u shpreh: “Jemi optimistë për mundësinë e re prej zhvillimit të Kinës dhe kemi besim për vazhdimin e biznesit tonë në tregun kinez!” (Jiang Lei)