Kina shpreson se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me të për të krijuar kushte dhe një atmosferë të favorshme për bashkëpunimin dypalësh në fushën e klimës, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning në një konferencë shtypi të mërkurën në Pekin.
Zëdhënësja e diplomacisë kineze Mao Ning në një konferencë shtypi, 6 shtator 2023(Foto:Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)
“Ndryshimi i klimës është një sfidë globale dhe kërkon një përgjigje globale”, tha Mao. "Pozicioni i Kinës për ndryshimin e klimës është i qëndrueshëm dhe i qartë".
"Ne jemi të përkushtuar për të ndërtuar një sistem të qeverisjes klimatike globale të barabartë, të arsyeshëm e me përfitime të ndërsjella," shtoi ajo.
Mao u tha mediave se Kina ka mbajtur brenda mundësive që ka përgjegjësitë dhe detyrimet në përputhje me realitetet e veta kombëtare dhe ka dhënë kontribute pozitive në bashkëpunimin ndërkombëtar kundrejt ndryshimeve klimatike.
"Kina dhe Shtetet e Bashkuara dikur nxitën me sukses së bashku arritjen dhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Parisit," theksoi ajo. "Ne shpresojmë se ShBA-ja do të punojë me Kinën për të krijuar kushte dhe atmosferë të favorshme për bashkëpunimin klimatik dypalësh." (Zhang Yan/Artan)