Foto nga Xinhua
Në një operacion të përbashkët kundër mashtrimit të telekomunikacionit nga policia kineze dhe forcat ligjzbatuese të Mianmarit, u bastisën 11 pika në Mianmarin Verior dhe 269 të dyshuar u ndaluan, bëri të ditur të martën Ministria e Sigurisë Publike e Kinës.
Ndër 269 të dyshuarit, 186 janë shtetas kinez dhe i janë dorëzuar palës kineze, që do të hetojë veprimtarinë e tyre.
Mjet e përdorura për të kryer mashtrimin, të tilla si kompjuterat, smartfonat, kartat SIM dhe kartat bankare, u konfiskuan.
Mashtrimi i telekomunikacionit i kryer në Mianmarin Verior që synon shtetasit kinezë, është rritur shumë sivjet, duke sjellë ankesa të shumta nga banorët kinezë.
Më tepër se 1 100 raste janë gjurmuar në Mianmarin Verior, me një vlerë të përgjithshme të përfshirë prej mbi 120 milionë juanësh (16 milionë dollarë).