Presidenti i Izraelit bën thirrje për t’i dhënë fund krizës rreth reformës në drejtësi
2023-09-06 15:18:37

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog të martën i bëri thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe rivalëve të tij politikë që të gjejnë kompromisin për t’i dhënë fund krizës së krijuar për shkak të reformës në sistemin e drejtësisë, në prag të një seance të rëndësishme dëgjimore në gjykatë.

Zoti Herzog deklaroi të hënën se ka biseduar me udhëheqësit e koalicionit dhe ata të opozitës javëve të fundit, pjesë e një përpjekjeje të re për të arritur një sërë marrëveshjesh gjithëpërfshirëse, që do të parandalonin një krizë kushtetuese dhe garantonin demokracinë pas protestave të shumta.