Foto nga CFP
Kina ka publikuar së fundmi një plan pune për të promovuar rritjen e qëndrueshme të industrisë së prodhimit të informacionit elektronik.
Vendi pritet ta çojë rritjen mesatare të vlerës së shtuar të sektorëve të prodhimit të kompjuterëve, komunikimit dhe pajisjeve të tjera elektronike në rreth 5 për qind nga viti 2023 deri në vitin 2024, sipas planit të publikuar bashkërisht nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Ministria e Financave.
Sipas dokumentit, të ardhurat e kombinuara operative të ndërmarrjeve të mëdha duhet të arrijnë në 24 trilionë juanë (rreth 3.34 trilionë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe, citon “Xinhua”.
Për rritjen e kërkesës efektive, plani theksoi përpjekjet për të forcuar mallrat tradicionale të konsumit elektronik dhe për të kultivuar nxitës të rinj rritjeje duke promovuar teknologjinë dhe inovacionin e produkteve.
Kina do të optimizojë strukturën e eksportit të aparateve elektronike, do të rrisë përqindjen e produkteve me vlerë të lartë të shtuar në totalin e eksporteve dhe do të inkurajojë ndërmarrjet të marrin pjesë në ekspozita ndërkombëtare për të stabilizuar tregtinë e jashtme të sektorit.
Kina është një prodhues i madh i pajisjeve elektronike. Investimi i aseteve fikse të vendit në industrinë e prodhimit të informacionit elektronik u rrit me 9.4 për qind në bazë vjetore gjatë gjysmës së parë të vitit. (Elona)